Komisioni i Ekonomisë dhe Financave është shoqëruar me debate mes zv.kryeministres, Belinda Balluku dhe deputetit të PD, Edmond Spaho.
Ministrja pasi prezantoi investimet në infrastrukturë, por u kundërshtua nga deputeti demokrat, i cili hodhi akuza ndaj saj.
Spaho: E dëgjuam këtë ekspoze, sikur edhe 1/10 të bëhet lum kush të rrojë ta shohë zonjë Shqipërinë, por të gjitha ngelen në kudër të projekteve 3D, për të cilat kjo mazhorancë shquhet. Ka disa vite që këto histori dëgjohen. Nuk është se dua të jem unë nihilist. Por ka disa tregues shumë kokëfortë. Dje diskutuam buxhetin faktit të 2023. Këtu sot po flasim për investimet publike. 88% janë realizuar në 2023 dhe është rezultati më i dobët. Ministria juaj ka pjesën e luanit.
Po evidentoj disa probleme, një prej të cilëve është kosto e rrugëve. Jo më kot themi rrugë të florinjte, 450 mln euro Thumanë-Kashar, 21 km. E bëtë tenderin e tunelit të Llogarasë, e shpallët kompaninë fituese, e anuluat tenderin, e ribëtë me 50 mln euro më shumë.
Balluku: Të gjitha këto unë do ti çoj për kallëzim penal në SPAK. Po bën deklarata, nuk po bën pyetje. The një gjë të pavërtetë. Do mbash përgjegjësi për këtë? Sepse po i thua. Sapo the që tenderi i tunelit, e the që e shpallët, pastaj e anuluat. Nëse këto janë deklarata dhe je duke folur për mbështetësit e PD, vazhdo dhe bjeri. Nëse i thua si deklarata të pavërteta, unë po të njoftoj se nëse nuk tërhiqesh dhe të thuash që i kam gabim informacionet, të betohem me këtë video që kemi të dy unë do ta coj për kallëzim penal.
(Vjen Jorida Tabaku)
Jorida edhe ti duhet të kesh kujdes më të pavërtetat, sepse bën zi Zhandarku i të së vërtetës. Sapo u shfaqe dhe na vjen këtu duke buzëqeshur, kujdes ironinë.
Spaho: Ju çojeni në SPAK, unë po ta përsëris që e dhatë tenderin me 50 mln euro më shumë. Më ço në SPAK. Vetëm kini parasysh një gjë, pasi të mbarojnë inceneratorët do t’i vijë radha kostove të rrugës. Si zonjë, si zv.kryeministri nuk ju shkon të thoni vazhdo bjeri. Sepse sapo i bëtë vërtetje kolegut për një gjuhë më etike
Balluku: Nuk e di ca të shkon mendje te e rëna juve, sepse ju keni filluar të jeni pak të hapur.
Spaho: Ju kam thënë, ju ndërroni brenda për brenda…mos më lër të shkoj më shumë….Ju thashë për kostot e rrugëve.
Para se të na thoni ato mrekullitë e rrugëve, mbaroni ato që keni nisur se janë bërë si rrugët e Penelopës. Rrugën Qukës- Qafë Pllocë që e mbaj mend që në kohën kur Niko Peleshi zv.kryeministër thoshte këtë vit mbaron.