Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu në shkollën “Janaq Kilica” për të vijuar takimet këshilluese me prindërit për kufizimin e rrjeteve si TikTok.

Rama: Krijojnë varësi si droga, ia tërheq telefonin nga dora ke të bësh me një person që tjetërsohet, që s’ka përqëndrim, që ti thuash të lësh telefonin e kap librin është si t’i thuash je i arrestuar. Efekti tjetër është se çfarë qetësie ke ti si prind kur e le në telefon, duket si normale, por është gjëja më e frikshme. Futesh në restorant, lokal e shikon prindër, që i vendosin iPhone përpara, janë në karroca s’dinë të flasin, ia heq fillon klithma. Kjo botë është një forcë e re në jetën e familjes dhe të shkollës.

Nuk është më mësuesi, nxënësi, prindi, por është edhe ky tjetri, një hije që të shoqëron. Në rastin e fëmijës, ajo hija i thotë të kundërtat e asaj që thotë mësuesi e prindi. Nuk ekziston asgjë nga ato që mësuesi thotë, marrin frymëzim tjetër komplet. Në momentin që i jep fëmijës telefonin dhe nuk e kontrollon, çfarë shikon, mendoj që prindërit kur fëmijës i blejnë një telefon, i kanë dhënë një rrugaç për shok. Mund ta kem të ekzagjeruar, por rrjetet sociale që i përdor për shkak të detyrës, por kështu e shikoj telefonin në dorën e një fëmijëve dhe sidomos adoleshentëve. TikTok, po ashtu.