Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në Gjirokastër shefin e sektorit te krimeve në Drejtorinë e Policisë, Fred Kondi dhe specialistin Xhevid Dina.

Mësohet se Kondi dhe Dina janë arrestuar me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Ndërkohë është shpallur në kërkim, shoferi i drejtorisë Feim Onjea i cili është arratisur nga komisariati në momentin e ndërhyrjes së agjentëve të AMP.

Ata dyshohet se kanë lejuar kalimin e mallrave të ndryshëm kontrabandë nga Greqia. Grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.