Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.
Kujtojmë që më 23 tetor, Gjykata la në fuqi masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” të caktuar ndaj Kryemadhit.
Ajo po hetohet për tre akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash.
Ndërkohë për ish-presidentin Ilir Meta Gjykata caktoi masën e sigurisë arrest me burg.
SPAK e akuzon Metën për ndikime korruptive dhe përfitime monetare në çështjen CEZ-DIA, në një marrëveshje interkoneksioni, si dhe për një marrëdhënie të dyshuar korruptive për ndryshimin e një ligji në favor të një biznesmeni.