Dy nga banorët e Big Brother VIP Kosova 3 patën mundësi të ishin live në TikTok për një diskutim të mbushur me pyetje në kuadër të një sfide nga Vëllai i Madh.

Sara Kolami dhe Drilon Rama patën një bisedë të këndshme ku nuk munguan edhe rrëfime të papritura.

Boksieri i drejtoi Sarës një pyetje ngacmuese duke e bërë të zgjidhte mes tij dhe Eduartit.

”Me ty kam ca gjëra të përbashkëta. Kurse personin tjetër që ti përmende, unë nuk është se e njoh dhe nuk besoj që kam aq shumë gjëra të përbashkëta”, ishte përgjigjja e Sarës.

Mirëpo, Driloni këmbënguli aq shumë saqë nuk i la zgjidhje tjetër Sarës, veçse t’i jepte një përgjigje konkrete.

Ajo e pranoi se Driloni i pëlqen më shumë se Eduarti.