Çifti i njohur shqiptar, Bardhi dhe Sara Gjordeni, ditën e sotme kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë.

Lajmin e bënë të ditur me anë të një postimi të shpërndarë me ndjekësit në rrjete sociale.

Ata duket se janë kthyer në Kumanovë, ku edhe kanë ndërmarrë hapin e rëndësishëm të tyre.

Ndër të tjerash, ish-banorja e Big Brother VIP Albania 3 ka vënë në dukje unazën që i ka dhuruar partneri.

“11/11”, thuhet në postim. Duket se këtë datë e kanë ruajtur për një ditë speciale si kjo e tyre. Ata së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë të një vajze.