Qeveria e Shqipërisë do të ndajë rreth 43.1 miliardë lekë për bashkitë e Shqipërisë, shifër e cila është 17.1% më e lartë se një vit më parë. Për Ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku kjo tregon se qeveria po e trajton pushtetin vendor si një prioritet.

Nga ana tjetër, bashkitë kanë performuar mirë financiarisht duke e ulur borxhin në një nivel të konsiderueshëm. Në fjalën e tij në parlament, Arbjan Mazniku tha se –“Të ardhurat e veta të bashkive janë 3.6 herë ose 360% më të larta se viti 2014 kur u miratua reforma administrativo-territoriale”.

Mazniku gjithashtu foli për borxhet e bashkive duke thënë se nga viti 2014, ai është tkurrur me gati 3 herë -“Bashkitë në vitin 2014 kanë patur 12.1 miliardë lekë detyrime të prapambetura ndaj palëve të treta. Sot kjo shifër ka rënë në 4.9 miliardë lekë”. – shtoi Mazniku
Ajo që është e rëndësishme sipas ministrit është pesha që zinte boxhi në raport me paratë që bashkitë arrinin të mblidhnin vetë, duke zbritur nga 92% në vitin 2014 në 14% për këtë vit.