Është mbajtur sot mbledhja e Komunitetit Politik Europian në Hungari, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama.
Kreu i qeverisë shqiptare gjatë një konferencë për shtyp të përbashkët me homologun hungarez Viktor Orban, u shpreh se vendi i Shqipërisë është në BE.
“Unë jam tragjikisht optimist për të ardhmen e Shqipërisë, vendi i së cilës është padyshim në Europë, që do të luftojmë çdo ditë. Jemi në bisedime për anëtarësim dhe shpresojmë se do jemi gati të anëtarësohemi brenda kësaj dekade”, tha Rama.