Është mbyllur protesta e opozitës pas tre orësh, ashtu siç kishte paralajmëruar edhe Partia Demokratike.
Makinat kanë nisur që të lëvizin lirisht në akset e bllokuara sot nga protestuesit e PD.
Protestuesit kishin bllokuar rrugën përpara Bashkisë, Rrugën e Elbasanit, Sheshin Uilson, Pallatin me Shigjeta dhe Zogun e Zi.
Në këtë protestë janë parë edhe tensione e përleshje mes policisë nga njëra anë dhe deputetëve e protestuesve nga ana tjetër.
Protesta u mbajt në kuadër të vazhdimit të mosbindjes civile nga ana e PD, ku si kërkesë primare është krijimi i qeverisë teknike.