Astrologe Meri Gjini ishte e ftuara e moderatorëve Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova mëngjesin e sotëm në “7pa5”.
Meri bëri parashikimin e Horoskopit për 12 shenjat duke treguar se si do të ndikojë këtë javë Mërkuri në retrogradë, që do të zgjasë deri më datën 15 dhjetor të këtij viti.
Mërkuri në të kundërt nuk lejon rrisqet, lëvizje të nxituara ekonomike.
Në këtë periudhë është tendenca për të bërë shumë gabime në shkresat, me letrat, pra sa i përket ekonomisë. Do jetë në ndikim pozitiv me Bricjapin dhe do bëj një hyrje shumë të bukur me Neptunin. Hëna nis tek Virgjëresha sot, kalon tek Peshorja dhe më pas nga Peshorja tek Akrepi dhe nga Akrepi tek Shigjetarët.
Dashi – Me çështjet e humorit dhe emocionit do jeni me pikëpyetje deri nga e Mërkura. Duhet ti dedikoheni më shumë jetës në çift, kjo do të bënte që gjysma tjetër e javës të marrë ngjyra.
Demi- Duhet të jeni më të kursyer në planifikimet e udhëtimeve të gjata, sepse nga Mërkuri në retrogradë, ju do t’iu duhet të vendosin prioritet gjërat që kanë më rëndësi të veçantë për ju. Jeni të detyruar të kanalizoni çështjet për më gjatë, jo vetëm për sot.
Binjakët- Mërkuri në të kundërt përballë Binjakëve do të sjellë mosdarkodësi në ambientet tuaja profesionale. Ju duhet shumë qetësi dhe durim.
Gaforrja- Familjarët dhe bashkëpuntorët, por që janë shumë të afërt do të kenë vëmendjen tuaj. Dielli në pjesën e punës, në 5-këndësh me Hënën dhe Marsin bën të mundur të gjejë zgjidhjen për çdo problem.
Luani– Probleme në punë do të sjellë Mërkuri në të kundërt. Ose vonesa ose korrigjime nga punë të ngjeshura, por do të ketë rezultat përfundimtar shumë të mirë.
Virgjëresha- Ose do keni prurje të reja në punë, ose do të keni riorganizime si dhe shqetësime të vogla që do t’i korrigjoni. Do të ç’orientohet pak agenda e javës, por fundjava do jetë shumë shlodhëse. Venusi tek Bricjapi e favorizon Virgjëreshën
Peshorja- Një javë shumë e mirë për ata që janë çift, por jo për ata që janë në kërkim të dashurisë. Kush nga shenja e Peshores ka në plan të bëjë pagesa në raport me lekët, do ishte mirë të vepronte sot dhe ditën e nesërme, paradite.
Akrepi- Dielli në pozicionin që është, Venusi dhe Marsi e favorizojnë Akrepin. Shpresoj ta kenë nisur me humor ditën sot, sepse çdo ditë do jetë me ndryshime për ta. Ajo që duhet të shfrytëzohet sot është mirë që të mbyllen gjithë pagesat, detyrimet. Gjatë javës do të jenë me humor të mirë.
Shigjetari- Nuk do ju mungojë suksesi, por duhet të zgjidhni çështje që i përkasin shëndetit tuaj. Presim zhvillime shumë të forta dhe të mira. Mund të kapin pikët maksimale të tyre. Do kenë moment argëtuese, flirtuese.
Bricjapi- Është java që nuk do të mungojnë ngjyrat e bukura të dashurisë, si pak herë për Bricjapin. Nuk do të sjelli dëme Mërkuri në të kundërt, veçse disa anulime. Por, Bricjapëve, nëse ju mbyllet një derë, do ju hapen disa dyer tjera shumë më të mira. Sot dhe nesër, kjo shenjë duhet të firmosë kontrata të rëndësishme.
Ujori- Pak grindje, konflikte dita e sotme për Ujorët. Diskutimet dhe informacionet për ata/ato që presin në lidhje me punën duket sikur do dalin në prioritet për shumë mirë
Peshqit- Detyrimet tuaja duhet t’i vendosni prioritet që prej ditës së sotshme. Peshqit deri në 29 mars të vitit që vjen duhet të zgjedhin të gjitha çështjet që kanë lënë pezull.