Brezat e rinj janë prioritet për Forcat e Armatosura. Sot në Garnizonin e Drenovës në Korçë, Regjimenti i Këmbësorisë së Jugut zhvilloi një ditë të hapur me nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Kole Koçi” nga Pogradeci dhe nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Sevasti Qiriazi” nga Korça, bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes.
Për nxënësit u ekspozuan armatimi dhe pajisje të tjera ushtarake, ndërsa grupi i zjarrfikësve zhvilloi një leksion tregues mbi përballimin e emergjencave civile.
Kjo ngjarje shërben për të afruar brezin e ri me misionin dhe rolin e Forcave të Armatosura në shërbim të vendit.