Jose Mourinho ka telefonuar Cristiano Ronaldon dhe i ka kërkuar të rikthehet në Evropë, këtë herë me ekipin e Fenerbahces ku trajnon portugezi.

Sipas medias turke ‘Fotomac’, Fenerbahceshpreson të bindë Cristiano Ronaldon të kthehet në Evropë pas dy viteve të kaluara në Arabinë Saudite. Për këtë është angazhuar vetë bashkëkombasi Mourinho, me dyshen që kanë punuar te Real Madridi dhe kanë raporte të shkëlqyera.

“A je i lumtur atje? Po flitet se do të largohesh. Nëse po, a do të vije te Fenerbahce?”, raportohet të jetë shprehur Mou, me një kërkesë për CR7.

Megjithatë, transferimi duket i vështirë duke pasur parasysh pagën e jashtëzakonshme të Ronaldos, e cila kalon 220 milionë euro në vit. Kjo e bën një marrëveshje të tillë thuajse të pamundur për klubin turk, por të reja priten për këtë çështje.