Ku është Delina Fico?

Për dy vjet na u tha se non grata-n e vuri Delina Fico, ish- gruaja e Ramës.

Tani vetë Sali Berisha, te Erla, paska pranuar se non grata-n ia ka vënë qeveria Trump 2016-2020 (pra jo Sorosi), por autori i non grata-s ishte Mathew Palmer, pasi ky i ka thënë Palmerit “ke gruan serbe” – prapë jo Sorosi, Palmeri.

Për një fjalë goje d.m.th, Palmeri i ka vënë non grata-n, se pa dyshim, qeveria amerikane është lokali i Palmerit, ai bën ç’të dojë në lokalin e vet!

Harrojnë të thonë se Palmeri i paralajmëroi mos digjni mandatet e bashkitë se do ju sanksionojmë, pasi është veprim kundër interesave amerikane në Ballkan.

Nja 3 muaj pastaj, na u tha se non grata-n e vuri McGonigali, pasi u pagua nga Rama.

Tani, ndajeni mendjen: E ka vënë Delina me Sorosin, e ka vënë Palmeri prej gruas serbe, apo McGonigali i paguar nga Rama?

Si mund t’i manipulojnë njerëzit kaq pa mëshirë? (Indrit Vokshi)