Kreu i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Altin Dumani gjatë një aktiviteti të organizuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit mbi luftën kundër korrupsionit tha se në fund të muajit nëntor SPAK merr kompetencat e komisionerit publik në KPA.
Gjatë fjalës së tij, Dumani theksoi se nj% grup prokurorësh në SPAK merren me filtrim të vendimeve të Vettingut.
Dumani: Në fund të muajit dhjetor drejtues i SPAK merr kompetencat e komisionerit publik në KPA. SPAK ka patur raste ku ka amplikuar ligjin anti mafia për subjektet e shkarkuar nga detyra (përfshi gjyqtarë e prokurorë). Duke marrë shkak si indicie vendimet e vettingut.
Janë çështje në hetim. Jemi të kujdesshëm që persona të caktuar në SPAK bëjnë një filtrim të vendimeve të organeve të vettingut. Në rast se nga vetë përmbajtja e vendimit, krijohen indicie për vepër korrupsioni, ne kemi regjistruar procedim për veprën penale. për veprën penale 257, a, nuk lejohet përgjimi. Në rastet e korrupsioni kemi përdorur të gjithë llojet e përgjimeve apo llojet e tjera të kërkimit të provës. Për 257 a, nuk na lejohet si mjet përgjimi.