E ftuar në emisionin “Glamour Zone” në “Ora News”, Nita Latifi u pyet për ish-banorin e BBVIP2, Luiz Ejllin dhe vendimin e Gjykatës së Fierit, që e dënon këngëtarin me një vit burg.
Nita dhe Luizi kanë bashkëjetuar në shtëpinë e BBVIP2 për rreth katër muaj dhe marrëdhënia e tyre ka pasur ulje-ngritje. Megjithatë, më shumë se një vit pas përfundimit të atij edicioni, Nita ruan një respekt të madh për këngëtarin.
Sa i përket lajmit, Nita u përgjigj se e kishte lexuar në internet, por nuk ishte e sigurt për vërtetësinë e tij.
“Jo çdo lajm që del është i vërtetë. Nuk e di nëse është e saktë 100%,” tha Nita.
Moderatorja Ester Bylyku i sqaroi se ishte vendim gjyqësor, ndërsa Nita u shpreh e habitur:
“Domethënë është e vërtetë? Nuk kam folur me të. Thjesht e kam takuar rastësisht në Prishtinë dhe u gëzova shumë që po arrin sukses në muzikë dhe karrierë. Më vjen keq nëse do t’i ndodhë diçka e tillë, sepse një vit burg do t’i kushtonte shumë, e normalisht, askush s’e dëshiron një gjë të tillë.”