Pas bosit të krimit nga Hasi Fation Dautit një eksponent i njohur i krimit shqiptarë në Londër i cili u përfshi në thyerjen e derës të PD në 2021, të tjerë njerëz të krimit në Angli i përgjigjen thirrjes së Sali Berishës për të protestuar gjatë takimit të kryeministrit Edi Rama me diasporën në kryeqytetin britanik.

Këta dy persona që shikoni në këto foto janë vëllezërit Enkelejt dhe Taulant Omi të dënuar për trafik të qenieve njerëzore.

Për të fshehur identitetin Enkelejd Omi e ka mbuluar fytyrën me këtë veshje të zezë dhe mban një dorë një megafon tek sa është i rrethuar nga policia Metropolitane e cila ka marrë përsipër mbarëvajtjen e aktivitetit.

Protestës së tyre është duke i bërë jehonë vetëm Zeni TV.

Në një shkrim të medias britanike thuhet se vëllezërit Omi me origjinë nga Shkodra u gjetën fajtor nga gjykata Canterbury Crown Court në Shtator 2015 duke marrë dënim me kusht për 18 muaj dhe 200 orë punë në komunitet.

Sipas këtij artikulli ata pranuan akuzat për tentativë trafikimi në UK të një gruaje.

Vetë vëllezërit Omi mbërritën vetë ilegalisht në Angli. (TEMA)