Drejtori i Policisë së Shtetit Ilir Proda në seancën ndëgjimore në Komisionin e Sigurisë në lidhje me projektligjin “Për Buxhetin e vitit 2025”, iu përgjigj akuzave të Flamur Nokës. Noka hodhi akuza se Proda është i lidhur me krimin.
‘Keni në krye të shtetit një njeri që i është sekuestruar telefoni dhe pasaporta për lidhje me krimin. Të dashur narkos ky është realiteti’, tha ai.
Proda tha se ai ka kaluar filtrin e të gjitha institucioneve për tu zgjedh drejtuesin e policisë si edhe vetingun.
‘Unë kam kaluar filtrin e të gjitha institucioneve për tu zgjedhur drejtor i Përgjithshëm i Policisë, kam kaluar vetingun dhe jam i pajisur me certifikatë sigurie. Sa i përket pjesës kur unë kam qenë oficer, unë kam qenë oficer i zyrës së vrasjeve kur ju keni qenë ministër i brendshëm dhe ka qenë viti me numrin më të lartë të vrasjeve që kanë ndodhur ndonjëherë në vend’, tha ai.