“Nuk përmbush detyrimet ekonomike ndaj djalit”, me këtë pretendim këngëtarja Jonida Maliqi u paraqit një ditë më parë në dyert e Gjykatës së Tiranës ku dhe paditi ish-bashkëshortin e tij, Gent Prizreni.
8 vite pas divorcit me këtë të fundit, Jonida e shoqëruar nga avokati i saj shkoi në Gjykatë dhe kërkoi që ish-bashkëshorti i saj të përmbushë detyrimet ekonomike ndaj djalit të tyre, Dan, për të cilin kanë rënë dakord që të paguajë çdo muaj një shumë prej 2 mijë euro.
Nuk vonoi shumë dhe reagimi i Gent Prizrenit erdhi. Ai vendosi që t’ i përgjigjej publikisht ish-bashkëshortes së tij dhe postoi faturat të cilat vërtetojnë shumat monetare që i janë derdhur në llogari këngëtares.
Epo pas publikimit të këtyre faturave këngëtarja s’ka qendruar “gojë kyçyr”. Në rrjetin e saj social Jonida ka postuar një shkrim: “Çfarë kam toleruar më parë nuk do e toleroj sërish dhe jam e vendosur në këtë! Mbaj mend tetor 2022 deri në mars 2023”. Pa çka se mbi “story” nuk ka asnjë emër të shkruar, një reagim i ardhur në këtë rrëmujë dhe pas reagimit të ish-partnerit të saj na bën të mendojmë se ky status shkon pikërisht për Gent Prizrenin dhe atë çfarë është duke ndodhur.