DASHI

Do të jetoni një ditë dinamike. Duhet të planifikoni lëvizjet tuaja në fushat që jeni më shumë të interesuar sepse gjithçka do t’ju realizohet pa shumë stres dhe lodhje.

DEMI

Falë inkurajimit që do t’ju jap një mik i juaj do të ktheheni të jeni i sigurt dhe me humor të mirë. Dikush do t’ju ndihmojë në momentin që keni më shumë nevojë dhe do t’ja dilni mbanë të merrni ju më pas drejtimin e gjërave.

BINJAKËT

Do të keni shumë energji dhe askush nuk do të mundet t’ju ndalë. Partneri nuk do të mundet të ec me të njëjtin hap me ju. Duhet të praktikoni pak sport për të çliruar energjitë e tepërta.

GAFORRJA

Duhet të përpiqeni të merrni anën pozitive të gjërave sepse vetëm në këtë mënyrë dita do t’ju duket më e bukur. Për ata që janë çift intensiteti i jetës afektive do të jetë i shkëlqyer.

LUANI

Jeni të hapur dhe të shoqërueshëm dhe në këtë mënyrë do të arrini të merrni ndihmën e kujtdo. Por duhet të jeni të gatshëm që ta riktheni ndihmën e marrë. Forma fizike është shumë e mirë.

VIRGJERESHA

Do të keni një shpirt pozitiv bashkëpunimi dhe tolerance në raport me personat që ju rrethojnë dhe kjo ju lejon të punoni me mendje të qetë. Do t’ju duhet vetëm pak iniciativë që gjithçka të shkojë mirë.

PESHORJA

Miqtë do të kthehen nga ju dhe do t’ju ndihmojnë sot duke ju kërkuar falje që ju kanë braktisur. Duhet të pranoni një ftesë që ju bëhet edhe pse mund t’ju ndryshojë programin që kishit përgatitur më parë.

AKREPI

Në një situatë të komplikuar mundohuni të veproni me qetësi dhe ekuilibër. Yjet ju këshillojnë të kini kujdes veçanërisht në raportin me familjen sepse rrezikoni të mos kuptoheni nga të tjerët.

SHIGJETARI

Sot do të jetë një ditë e mbushur me aventura të cilat duhet ti përjetoni pa u menduar shumë. Ky është një lloj çmimi që merrni pas shumë ditësh të lodhshme si në jetën profesionale ashtu edhe atë private.

BRICJAPI

Sot do të jeni me shumë fantazi dhe do t’ju lindin ide të shkëlqyera. Në punë gjithçka shkon mirë por me partnerin duhet të jeni më spontan. Nëse doni të shprehni ndjenjat tuaja duhet të përgatisni me kujdes skenarin.

UJORI

Shumë prej jush do të përpiqen me të gjitha kushtet për të rindezur një pasion të vjetër por pas një fillimi interesant dita do të kalojë pa ndonjë ngjarje interesante. Duhet të bëni durim.

PESHQIT

Jeni të favorizuar nga yjet tani kët ditë. Duhet ti besoni intuitës për ti bërë një dhuratë personit të zemrës e cila mund mos të jetë shumë e kushtueshme por duhet të shprehë gjithçka që ju ndjeni për të