Në orët e para të mëngjesit Shqipëria do të jetë nën mbizotërimin e vranësirave të shpeshta të cilat gjatë mesditës dhe në vijim do të zhvillohen duke gjeneruar rrebeshe shiu në si fillim në zonat veriore dhe gradualisht do të përfshijnë të gjithë territorin e vendit; herë pas here shirat do të jenë në formë shtrëngate;

Në zonat e thella malore priten reshje dëbore; Parashikohet që deri mëngjesin pas-ardhës reshjet të vijojnë në të gjithë territorin e vendit. Temperaturat e ajrit do të rriten në vlerat minimale, por ulen maksimumet duke u luhatur nga 4 °C vlera më e ulët deri në 19°C vlera më e lartë në rang vendi.

Era do të fryjë e fortë si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë mbi 60 km/h nga drejtimi Jugor; për pasojë në brigjet detare do të krijohen dallgë mbi 5 ballë.

Kosova

Përgjatë gjithë 24-orëshit, republika e Kosovës do të jetë nën dominimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke sjellë dominim të vranësirave dhe reshjeve të shiut dhe dëborës.

Më të theksuara reshjet do të paraqiten në zonat veriore dhe veriperëndimore ku priten edhe stuhi të forta ere; Po ashtu; pjesa e dytë e ditës do të vijojë më vranësira dhe reshje ku më së shumti do të jenë reshje dëbore.

Ndërkohë; temperaturat e ajrit do të rriten në vlerat minimale, por ulen maksimumet duke u luhatur nga 0°C minimalja e shënuar në qytetin e Podujevës deri në 13°C vlera maksimale e cila do të shënohen në Gjakovë.

Era do të fryjë e fortë si paradite edhe gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë mbi 55 km/h nga drejtimi permanent Jugor

Maqedonia e Veriut

Nën mbizotërimin e vranësirave do të paraqitet edhe republika e RMV gjatë gjithë paradites ku më të dendura vranësirat do të jenë zonat Perëndimore dhe Veriperëndimore duke sjellë reshje shiu e dëbore.

Orët e pasdites do të shtojnë vranësirat dhe reshjet e shiut dhe dëborës në të gjithë territorin e RMV ku hera herës priten mini-stuhi të forta ere dhe shkarkesa elektrike;

Përsa i përket; temperaturave të ajrit do të rriten në vlerat minimale, por ulen maksimumet duke u luhatur nga nga 0°C vlera minimale deri në 15°C vlera maksimale në rang territori.

Era do të fryjë e fortë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 55 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor.

Europë

Si pasojë e zhvillimit të një Cikloni të fuqishëm përkatësisht në Veri të kontinentit Europian me ndikim deri në qendër; do të diktojë kushte të paqëndrueshme atmosferike në; gadishullin Skandinav si edhe Alpet e Europës ku priten reshje të dendura shiu e dëbore.

Po ashtu; me vranësira; rrebeshe shiu si edhe erë të fortë do të mbetet Britania e madhe, ndërsa gadishulli Iberik, Europa Lindore si edhe pjesërisht vendet Perëndimore do të paraqitet nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të shpeshta.