Atdhe Xharavina, ish-konkurrenti i “Për’puthen” dhe ish-banori i edicionit të parë të “Big Brother VIP Kosova”, ka pasur probleme shëndetësore pas një vizite në Amerikën Latine.

Ai ka ndarë disa foto në rrjetet sociale ku shfaqet nën kujdesin mjekësor, por ka zgjedhur të mos japë më shumë detaje për gjendjen e tij. Në imazhe, Atdheu duket i dobët, ndërsa pranë tij janë edhe familjarët që shprehin shqetësimin e tyre për shëndetin e tij.

Duket se ky është një moment i vështirë për Atdheun dhe familjen e tij, dhe shpresojmë që ai të rikuperohet shpejt.