Ka nisur seanca plenare, ndërsa të pranishëm në sallë janë edhe deputetët e opozitës.

Taulant Balla u shpreh se sa i përket deklarimeve të Gazment Bardhi në lidhje me uljen e dënimit pas përjashtimit të 24 deputetëve të PD, Gjykata Administrative nuk ka rrëzuar thelbin e dënimit, duke e quajtur të drejtë.

Me radhë zoti Bardhi. Qetësohu, qetësohu! Të lutem! Kemi para një vendim të Gjykatës Administrativi dhe ky vendim nuk ka rrezuar thelbin. Ka konsideruar se përjashtimi është i ligjshëm, ka ulur masën.

Tani se ju keni të drejtën tuaj që në rrugë të tjera ligjore, të vazhdoni të ndiqni çështjen që ngrini. Do hymë rrjedhën normale të punimeve të Kuvendin? Ne nuk diskutojmë kurrë vendimet e gjykatës. Nesër me sa di keni mbledhje të këshillit të legjislacionit.

Me zhurmë… mendoja se kishte përfunduar pjesa e mosbindjes. Bërtit sa të duash Flamur.”, u shpreh Balla.