Debate në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin mbledhur sot në lidhje me mandatin e deputetit socialist Vullnet Sinaj.
Vullnet Sinaj: Nuk I ke thënë punës mirëmëngjes një ditë. Nuk të toleroj. Unë s’kam vjedhur, bëj biznes të ndershëm. Sikur të bënin të gjithë biznes të ndershëm siç bën biznesi im. S’të lejoj fare ty, se ti ke gëlltitur një luftë çorbë të prishur dhe do vjedhësh tërë jetën do e tregojë historia punën tendë.
Bardhi: Nëse deputeti është si drejtues i mbledhjes na thuaj. E mori fjalën pa ia dhënë ju. Zotëria unë i kam dhënë lekë buxhetit për dëmin që kam shkarkuar, ti ke futur duart në buxhetin e shtetit. Na thuaj edh e lejet e ndërtimit që ke marrë në Tiranë. Ata që fusin duart në buxhetin e shtetit, siç je ti, do kesh gishtin gjithmonë të ngritur sepse ke shkelur kushtetutën
Vullnet Sinaj: Skam marrë anosje leje ndërtimi e themi publikisht, vetëm leja para se të bëhesha deputet për biznesin. Ti vazhdon të gënjesh, se s’të lë vesi. Je gështenjta dhe shpifës.