Qytetërim
Poetja rrëfen historinë e dhimbshme: Babai im nuk më njeh më…
Babai i saj vuan nga alzheimeri.

F.m
9 Nëntor 2024, 19:45
Share
Tweet
Whatsapp
Poetja rrëfen historinë e dhimbshme: Babai im nuk më njeh
Sonila Strakosha
TIRANË- Poetja Sonila Strakosha ka rrëfyer periudhën e vështirë dhe sëmundjen nga e cila vuan babai i saj. E ftuar në “Rudina”, ajo rrëfeu se ai ka qenë mentori dhe mbështetja e saj më e madhe. Por, sot babai i saj vuan nga alzheimeri, që një sëmundje fatkeqësisht e pashërueshme dhe që shkakton humbje të kujtesës.

“E kujtoj babin tim si mësuesin, mentorin dhe udhëheqësin tim, sot ai është babai im, por në një tjetër formë jam unë që e udhëheq sepse ai vuan nga alzheimerin dhe është shumë e rëndë për një fëmijë që të shkojë në shtëpi dhe prindi të mos e njohë. Babi im nuk më njeh më. Megjithatë duhet folur sepse ka shumë njerëz sot që përballen me këtë situatë dhe mbase e ndjejnë dhe e shohin veten në vendin tim. Jeta na përballi me këtë gjë, shumë e vështirë është dhe për mamin që është një grua shumë e fortë. Ka momente që babi është i kthjellët është një 5 minutësh, kujtesën e shkurtër nuk e ka, por ka kujtesën afatgjatë. I vendos ato këngët italiane dhe ai preket, nuk është më i çorientuar, por fillojnë dhe i dalin lotë, kujton kohën e tij dhe fillon kthjellohet. “Ahh si mblidhesha unë me shokët, kërcenim në shtëpi,” ose “Ahh Sonila po ti ku punon,” dhe më thërret emrin. Për mua momenti kur babi më thërret emrin është pasuri, mundohem t’i marr këto gjëra jetës në moment dhe këto janë momente të bukura në kuptimin e jetës dhe në lidhjen time me babin,”- tregon Strakosha.