Policia e qarkut të Vlorës, në kuadër të masave të shtuara të ndërmarra për protestën e thirrur në orën 18:00 në kryeqytet nga opozita, ka dal në kontrolle për automjetet në hyrje të autostradës Levan-Vlorë.

Këto kontrolle kanë në fokus pikërisht mjetet që nisen drejt kryeqytetit në organizimin e partive opozitare. Në këtë aksion po kontrollohen automjetet për posedimin e sendeve të kundraligjshme të cilat mund të përdoren në protestën e opozitës.

Gjithashtu pjesë e kontrolleve janë edhe drejtuesit e këtyre mjeteve. Drejtuesve ju kërkohet leja e drejtimit për të parë nëse kemi të bëjme me persona që mund të kenë probleme me ligjin. Ata i nënshtrohen, nëse ka dyshime edhe testeve të alkolit. Mjetet janë ato të cilat kontrollohen më tepër në mënyrë rigoroze.