Aktori Matthew McConaughey njihet për role të shumta, por edhe për qëndrimin e tij të qartë për dallimin mes suksesit dhe parasë. Në një dalje të ftuar në podkastin Modern Wisdom, ai zbuloi pse e refuzoi rolin prej 15 milionë dollarësh.
Ai deklaroi se ndjenja e përmbushjes dhe lumturisë janë më të rëndësishme për të sesa shumë fitime që do të sillnin role të mëdha.
“Paraja dhe fama janë bërë sinonim i suksesit. Kush ka më shumë është fituesi. Për mua fitimi ka një kuptim tjetër. Ka një ndryshim midis suksesit dhe fitimit. Fitimi kthehet tek ju, por jo vetëm përmes numrave në llogari”, deklaroi ai.
McConaughey pohon se i vlerëson paratë, por shumë aktorë të suksesshëm financiarisht si ai nuk janë të kënaqur me jetën sepse u mungon një qëllim i vërtetë në jetë.
“Shumë prej tyre kanë humbur busullën e tyre. Ata thjesht kërkonin fitime dhe nuk kishin as marrëdhënie dhe as kuptim në jetë”, tha ai.
Kjo nuk është hera e parë që ai heq dorë nga role që mund t’i sjellin fitime të mëdha. Në vitin 2012, ai foli për The Guardian për heqjen dorë nga komeditë romantike dhe më pas tha:
“I doja ato, ata paguheshin mirë, ishte argëtuese, por nuk isha i sigurt nëse doja të vazhdoja në atë rrugë. Doja diçka. që do të më kthente të plotësuar”.