Nga Ergys Mërtiri

Kur them se nuk kam fare interes për zgjedhjet në Amerikë nuk po them as se nuk kam interes për SHBA-të apo se Amerika nuk ka rëndësi për Shqipërinë, e aq më pak ka të bëjë kjo me ndonjë hidhërim personal për fitoren e Trampit, për shkak të ndonjë afilacioni të fshehtë me Kamalën, apo akoma më pa lidhje akoma, ndonjë frikë e brendshme se mos Trampi do t’i heqë cilësimin non grata Berishës

Nuk mund të mos më vrasë sytë një rendje mbarëkombëtare e shqiptarëve për t’u përfshirë në debatin mbi zgjedhjet në Amerikë, a thua se Shqipëria është një nga 50 shtetet e SHBA-ve.

Nuk mbeti gazetar terreni e kronike pa u perfshirë në debat, ndërsa pati studio që e gdhinë gjithë natën në pritje të rezultatit, çfarë nuk ka ndodhur as për zgjedhjet në Shqipëri.

Natyrisht që SHBA-të janë një faktor dominues në rendin ndërkombëtar, por rendi ndërkombëtar nuk ka arsye për të qenë shqtësim kaq i madh për një popull kaq të vogël që nuk po zgjidh dot ende probleme të thjeshta të vetat.

Sigurisht që SHBA-të janë një faktor i rëndësishëm edhe në politikën shqiptare, kjo nuk varet shumë nga ai që vjen në krye të shtëpisë së bardhë.

Pretendimet e shumta në mendiat shqiptare mbi ndryshime qasjesh në raport me politikën vendore PS-PD, janë thjesht një banalitet nga perspektiva jonë e provincës që as lidhet fare me realitetin.

Politika e jashtme amerikane funksionon mbi objektiva strategjike, jo mbi konsiderata apo ndjeshmëritë personale të presidentëve.

Cilido që do jetë president, shqipëria për SHBA-të është një vend aleat dhe ata do sillen me të si aleatë në funksion të synimeve të tyre në rajon.