Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje nga punimet në Lungomare 3 në Vlorë në aksin e Radhimës.
Në këtë zonë po ndërtohet edhe shëtitorja buzë rrugës, si edhe po hapet traseja e një bajpasi mbi segmentin e hoteleve e restoranteve në Radhimë, ku rruga aktuale automobilistike do të kthehet në pedonale turistike.
“LUNGOMARE 3 në Vlorë, në aksin e Radhimës, ku janë ndërtuar bankina që ndikojnë edhe zgjerimin e plazheve përmes riorientimit të valëve të ujit, ndërkohë që po ndërtohet shëtitorja buzë rrugës si edhe po hapet traseja e një bajpasi mbi segmentin e hoteleve e restoranteve në Radhimë, ku rruga aktuale automobilistike do të kthehet në pedonale turistike. Ky investim strategjik zgjeron hapësirën e turizmit cilësor të Vlorës dhe krijon kushtet optimale për vijimin me Lungomaren 4 në zonën e Orikumit, duke e bërë Vlorën qytetin bregdetar me shëtitoren më të gjatë në Mesdhe”, shkruan Rama.