Të ftuar në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rrapi dhe Elona Duro kanë qenë presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, dhe gazetari sportiv, Endi Tufa. Në këtë episod dedikuar plotësisht sportit me rastin e ndjeshjes Shqipëri-Ukrainë ishin të ftuar gjithashtu me anë të një lidhje telefonike edhe Bekim Balaj dhe Odise Roshi, të cilët u tërhoqën pak ditë më parë nga kombëtarja.

Përpara ndeshjes së shumëpritur dhe vendimtare për renditjen e Shqipërisë, Duka u shpreh se secila ndeshje ka rëndësinë e saj dhe është shumë i kënaqur me performancën e lojtarëve dhe ekipit organizuaes, duke i vendosur edhe notën dhjetë. Por në këtë intervistë nuk kanë munguar dhe pyetjet ngacmuese nga ana e moderatorëve…

Salsano: Çfarë fati do të ketë trajneri Sylvinho nëse Shqipëria nuk kualifikohet në Botëror?

Armand: Vdekje, pushkatim, ose varje… (qesh)