Partia “Mundësia” e drejtuar nga Agron Shehaj, organizoi ditën e djeshme takimin inaugurues të degës nr.1 në Tiranë.
Takimi, sipas një video të postuar nga drejtuesi i partisë, Agron Shehaj, u shoqërua me një incident.
Një person mbante të veshur një bluzë ku shkruhej në gjoks “500 mijë euro një mandat” dhe në kurriz “Fronti Popullor”.
Shehaj shkruan se ai dhe disa të tjerë ishin dërguar për të prishur takimin por nuk ja dolën.
“I dërguan për të prishur takimin por dështuan. Kishin dërguar disa persona të veshur me bluza me mesazhe intimiduese, me qëllimin për të na prishur takimin e jashtëzakonshëm që bëmë sot te Njësia 1.
I ftova të ngjiteshin në skenë, por u larguan, sepse nuk kishin asgjë për të thënë. Unë i ftova për t’u dhënë një MUNDËSI. Sepse MUNDËSIA është e të gjithëve, dhe ky pushtet nuk mund të përdorë më të pamundurit”-shkruan Shehaj.