Nga maja e Çipinit, mali përmbi fshatin Bolenë, eksploruesit e vjeshtës mund të shohin Çikën përballë, Bogonicën, Valin e Bufit, majën e Qorres, Paliskën, malin e Bratit, qafën e Shën Gjergjit, Kuçin e Tartarin.
Turizmi i ngjyrave të arta po tërheq njëlloj turistë, sepse Vlora është e gjitha, në çdo stinë, për t’u zbuluar. Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga Maja e Çipinit në Bolenë të Vlorës.
“Nga maja e Çipinit në Bolenë të Vlorës, me emocionet e atyre që natyrën e kanë lajtmotiv të sfidave të bukura ekoturistike duke na prezantuar në një tjetër formë perlat e Shqipërisë”, shkruan Rama.
Qeveria po vijon investimet në të gjthë vendin me synim zhvillimin e një turizmi gjithëvjetor.