E tërhequr për më shumë se një vit nga daljet publike, Fjolla Morina është rikthyer me rrëfimin e saj, për përjetimet e rënda psikologjike që pësoi për shkak të të bëmave nga ish-bashkëshorti i saj Fisnik Syla.

Në një intervistë për Prive, këngëtarja ka thënë se prej kohësh është në terapi derisa ka qenë një fazë depresioni që e bëri edhe të binte në peshë në 40 kilogramë.

Paraja nuk është kurrgjë me çka kam përjetuar unë. Krejt pasurinë e kisha dhënë timen, në zero e kisha lënë, kisha fjetur në rrugë dhe e kisha ndërtuar përsëri jetën time veç mos me ta njihja një krijesë si ai, ai nuk është krijesë, nuk mundem ta quaj krijesë atë [Fisnikun] një njeri pa ndjenja që i bën këto gjëra. Është shumë e rëndë. Njerëzit e kanë përjetuar anën materiale, por unë çka kam përjetuar, anën shpirtërore, anën fizike, psikike, të karrierës, gjithçka për mua ka qenë goditje. Krejt pasurinë e kisha dhënë të kthehesha edhe njëherë për mos të njohur persona të tillë. Gjithmonë edhe vajzave ju them, kujdes gjithmonë me meshkuj.

Në shtator të vitit 2020, Fjolla Morina u arrestua nga policia e Shqipërisë mbi akuzat për trafikim të armëve dhe municion. Bashkë me të u arrestua edhe shoferi i saj dhe ish-bashkëshorti i këngëtares, Fisnik Syla. Ky i fundit u lirua pas rreth dy javësh, që prej asaj kohe, këngëtarja u shpallë në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli.