Bitcoin është rritur në një nivel rekord për mbi 97 mijë dollarë, teksa investitorët mendojnë se gjithçka po ndodh, nga momenti i rizgjedhjes së Donald Trump, duke sjellë një epokë krejt të re, madje të artë për kriptomonedhat.
Rekordi u vendos të mërkurën, kur një bitcoin u shit për 97.902 dollarë.
Tregtarët mendojnë se presidenti i rizgjedhur Donald Trump do të mbështesë asetet digjitale dhe kjo do të çojë drejt një regjimi rregullator më të lehtësuar.
Vlera sot e tregut global të kriptovalutave ka arritur në 3 trilionë dollar, një rekord i ri.