Reshjet e borës mbuluan këtë të premte dhe zonën e Pukës duke u karakterizuar nga rënia e ndjeshme e temperaturave.

Aktualisht qarkullimi vijon normalisht teksa intensiteti i reshjeve ka pësuar rënie.

Në segmentin rrugor Fushë Arrëz -Iballë trashësia e borës arriti në 7 cm, ndërkohë që rruga vijon të jetë ende e kalueshme.Policia e Qarkullimi Rrugor apeloj për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të mos lëvizin drejt veriut të vendit pa mjetet dimërore.

Fundjava pritet të karakterizohet në këto zona me temperatura nën zero, çfarë mund të sjell dhe prezencën e ngricave.