Kryebashkiaku Erion Veliaj u ka bërë apel qytetarëve për kujdes teksa kryeqyteti është përfshirë nga reshje të dendura të shiut. Veliaj u ka kërkuar të shmangin lëvizjet e panevojshme, ndërsa shprehet se për çdo problematikë të raportojnë tek aplikacioni “Tirana Ime” ose të telefonojnë në numrin 112.
“Kur jemi bashkë i kalojmë të gjitha vështirësitë! Faleminderit qytetarëve për bashkëpunimin dhe punëtorëve të qytetit për angazhimin në çdo problematikë. P.S. Ju lutem ulni lëvizjet e panevojshme , tregoni kujdes dhe raportoni çdo problematikë në aplikacionin “Tirana ime” ose telefononi 112”, thekson kryebashkiaku Veliaj.