Në Itali nuk kanë më asnjë dyshim, Juve-Napoli pritet të përplasen në janar për të siguruar shërbimet e Ardian Ismajlit. Nuk është një sekret që “Zonja e Vjetër” ka nisur prej kohësh kontaktet me Empolin për të siguruar shërbimet e qendërmbrojtësit kuqezi, madje edhe vetë Ismajli e pranoi një fakt të tillë. Risia në këtë pikë është futja në garë me prepotencë e Napolit.

Sipas Il Mattino-s: Napoli po planifikon të “djeg” konkurrencën e Juves dhe disa ekipeve të tjera në Serie A, duke u paraqitur në derën e Empolit me një ofertë konkrete për të siguruar shërbimet e Ismajlit që në janar. Ky detaj i shkon përshtat ekipit toskan pasi Ismajli ka një kontratë të vlefshme deri në 2025. Në fund të këtij sezoni, Ismajli mund të largohet falas nëse nuk rinovon kontratën e tij me Empolin, diçka që nuk pritet të ndodhë duke parë edhe ofertat e shumta.

Në këtë pikë, Empoli është i interesuar të shes Ismajlin në janar për të mos rrezikuar më pas ta humbasin falas. Në Napoli, Ismajli do të gjente edhe qendërmbrojtësin tjetër shqiptar, kapitenin e Kosovës, Amir Rrahmanin.