Xheneta Fetahu ka ndarë një moment shumë të vështirë nga e kaluara e saj në shtëpinë e Big Brother, ku tregon se në moshën një vjeçe ajo dhe vëllai i saj u braktisën nga nëna e tyre.

Kjo rrëfim ka shkaktuar debate të shumta brenda shtëpisë, veçanërisht pas disa komenteve të banorit Xuxi, që i kanë prekur thellë Xhenetën. E prekur nga fjalët e tij, ajo reagoi fort në momentin kur i është shfaqur një video nga ‘Vëllai i Madh’.

Gjatë një bisede të sinqertë me banorin tjetër, Drilonin, ajo zgjodhi të ndante detaje të dhimbshme të asaj periudhe. Driloni e pyeti me kujdes: “A e kam kuptuar mirë, që nëna jote ju ka lënë kur i ke pasur 1 vjet?” – pyetje që e çoi Xhenetën drejt një tregimi të hapur dhe emocional.

“Kur babai ishte në Turqi për punë, unë dhe vëllai im, binjakë, ishim vetëm 1 vjeç. Gjyshja na kishte bërë mëngjesin dhe, kur hyri në dhomë, na gjeti të braktisur, të lidhur në shtratin e foshnjave dhe thuajse në rrezik. E kanë kërkuar nënën tonë, por ajo nuk donte të kishte kontakt, edhe pse është gjallë,” u shpreh Xheneta.

Ky rrëfim prekës ka shënuar një nga momentet më të ndjera në Big Brother, duke ngjallur emocion dhe diskutime mes banorëve dhe shikuesve.