Prej vitesh e dalë nga harta e krimeve të rënda, Tropoja dje është tronditur nga një ngjarje e rëndë.

Dy shokë, bashkëfshatarë, dyshohet se janë zënë në lokalin e fshatit dhe më pas njëri ka shkuar në banesë, ka marrë armën dhe ka qëlluar mbi shokun e tij duke i marrë jetën.

Pas krimit auutori u largua nga vendngjarja dhe është shpallur në kërkim nga policia. Por deri orëve të vona të së djeshmes nuk u mësua motivi i vërtetë i asaj vrasjeje dhe as nuk dihet asgjë për gjurmët e autorit.

Policia bëri me dije se rreth orës 13:40 të së premtes në një lokal në fshatin Dojan, dyshohet se shtetasi Flordian Mulaj rreth 35 vjeç, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri pistolete shtetasin Artur Dauti, rreth 43 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Autori me viktimën s’kanë pasur probleme te mëparshme (akoma nuk dihet arsyeja). Viktima Artur Dauti dhe autori i krimit Flodian Mula kanë pasur lidhje shoqërore me njëri-tjetrin.

Ngjarja deri në këtë fazë të hetimit dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta, pasi dy personat ndodheshin në lokal.

Vrasja ka ndodhur me pistoletë dhe tashmë policia po kryen kontrolle me qëllim kapjen e autorit të krimit.