Policia Rrugore e Tiranës, ka bërë bilancin për javën që lamë pas, ku si rezultatë i kontrolleve janë vendosur 11.704 gjoba.

Sipas policisë, gjobat janë vendosur për shpejtësi mbi normat e lejuara, për përdorim celulari gjatë drejtimit, për mos vendosjen e rripit të sigurimit, etj. Po ashtu, janë bërë 27 arrestime dhe procedime penale.

Masat administrative:

-11.704 masa administrative të vendosura, mesatarisht 1,672 në ditë

-23 masa për xhama të zinj.

– 454 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.

– 204 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit.

– 592 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit.

-2 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop”.

-519 masa për mosdhënie përparësi qytetarëve.

-8.249 masa për qëndrim të gabuar.

– 791 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse/jelekut fosforeshent, neni 169.

Pezullime dhe bllokime:

-6 raste pezullim për drejtim nën ndikimin e alkoolit.

-11 raste për tejkalim shpejtësie

-9 raste të ndryshme

-10 automjete u bllokuan, përfshirë 5 për mos pasjen e dokumentave me vete

Arrestime dhe procedime:

-27 Arrestime dhe procedime penale

-11 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

-4 persona për pa leje drejtimi

-9 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit.

-2 persona largim nga vendi i aksidentit

-1 person mosbindja ndaj punjonjësit të rendit publik.