Në sheshin Skënderbej është zhvilluar ceremonia e ngritjes së flamurit, në kuadër të festimeve për 112-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
Më herët sot, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, u zhvillua “Parada e Shqiptarëve”, ku Tirana u vesh e gjitha kuq e zi.
Të pranishëm në paradë ishin mbi 350 grupe artistike nga anë e mbanë kudo ku flitet shqip. Në paradë ishin gjithashtu të pranishëm përfaqësues nga 150 qytete.