Víctor Fernández ka disa viktima të rëndësishme për të pritur Granadën nesër në La Romareda. Ndërsa dihet për Dani Tasende dhe Sebastian Kosa, është konfirmuar edhe Mario Soberón, i cili nuk është rikuperuar në kohë nga fibrat e thyera, si dhe është shtuar edhe mesfushori shqiptar Keidi Bare, shkruan spanjolja Marca.
Mesfushori i Kombëtares kuqezi pësoi një goditje në gju kundër Castellón në ndeshjen e fundit dhe ka ende dhimbje: “Mungesa e tij na prek sepse ai është një lojtar ndryshe dhe me një ritëm tjetër. Por ne kemi fituar më parë edhe pa Keidin dhe duhet ta bëjmë përsëri,”- është shprehur trajneri i Real Zaragozës.
Ai foli edhe për Jair dhe Clemente: “Ai është një më shumë dhe luan kur duhet. Enrique ishte në humor të keq, por ai e kritikoi veten dhe me ndihmën e të gjithëve do të ecë përpara”.
Rinovimi i Pau Sans ishte një tjetër temë e konferencës për shtyp: “Është një lajm i mirë. Ai është rritur shumë muajt e fundit dhe transmeton urinë, energjinë dhe entuziazmin.” Dhe ai iu referua sërish merkatos së dimrit: “Me atë që kemi aktualisht në skuadër, duhet të arrijmë në janar”.
Real Zaragoza duhet të mundi Granadën për të trembur fantazmat, por përballë tyre do të jetë një nga rivalët më të ashpër në kategori dhe një trajner i njohur për La Romareda.
Do të jetë hera e parë që Fran Escribá rikthehet pas shkarkimit të tij vitin e kaluar. “Kam dashuri për klubin dhe tifozët. Ne kishim një seri të keqe, por mendoj se nëse nuk do të më shkarkonin do të kishim përfunduar në pozita të larta”,- tha valenciani në një konferencë për shtyp.