Bledar Duro, një mësues në shkollën 9-vjeçare “Sotir Gura” në qytetin e Korçës është arrestuar nga policia në qytetin juglindor, pasi akuzohet nga dy nxënëse 14 vjeçare të kësaj shkolle se i ka ngacmuar seksualisht.

Vajzat e akuzojnë mësuesin e tyre se ka përdorur aplikacionin “Whatsapp” për t’i ngacmuar. Burime nga drejtoria rajonale e arsimit parauniversitar në Korçë bëjnë me dije se Duro, mësues i arteve pamore pranë kësaj drejtorie është pezulluar nga detyra, shkruan Euronews Albania.

Bisedat e mësuesit me nxënëset kanë nisur para një muaji. Mesazhi që ka komprementuar mësuesin është ai që i ka dërguar 14-vjeçares me tekstin: “Si ndihesh, a je eksituar”.