Në një debat me Gazment Bardhin në Këshillin e Mandateve, Rregulloreve dhe Imunitetit, deputeti i PS, Vullnet Sinaj tha se nuk do të largohet nga politika. Një gjë e tillë u përfol në Kongresin e PS në korrik, kur Rama tha se nuk do kandidojë më, por pas akuzave të opozitës të cilët kërkojnë heqjen e mandatit të tij, Sina i tha Bardhit se vitin tjetër do jetë deputet. Ai tha se kishte plan të largohej nga politika, por Bardhi e riktheu.

Përgjigjen Bardhi ia dha duke i thënë se “e lexove SMS që të erdhi”, ndërkohë që këmbënguli sërish në akuzat se Sinaj ka futur duart në buxhetin e shtetit.

Ndërkohë, nga debatet Sinaj i kujtoi Bardhit edhe akuzat që ka hedhur ndaj Flamur Nokës dhe Sali Berishës. Madje, Sinaj i tha se nëse Bardhi e mban fjalën, s’duhet të jetë me deputet në zgjedhjet e ardhshme, referuar deklaratës së tij se s’do kandidojë nëse me Berishën kryetar. Për akuzat ndaj Nokës, Bardhi s’kishte asnjë fjalë, veçse i tha se nuk i jep llogari se çfarë bën ai me kolegët e partisë.

Vullnet Sinaj: A i shkon deri në fund akuzave që kë bërë për Berishën kur ishe me Bashën? A i shkon deri në fund akuzave që ke bërë për Nokën? Ai i shkon deri në fund akuzës që bërë në Kuvend se zv.kryeministrja ka vërë njerëz për të vrarë kryetarin e Baskisë Fier? Akuzave ose shkoji deri në fund ose prano që ti je një deputet që do të krijosh sherre dhe probleme në këtë vend. Unë do jem deputet herës tjetër dhe ti s’do jesh. Ke thënë vetë po të jetë Berisha kryetar s’do jem deputet, duhet të mbash fjalën. Unë mund të kisha iku po më ktheve nga rruga, s’më le të ikja, më do këtu për debat.

Gazment Bardhi: Kjo është për përgjegjësinë, tuaj zonja kryetare. Së pari deputeti është ftuar për çështjen që e kemi ftuar. Nuk e merr fjalën sa hera ta kërkojë, aq më tepër që e ka ezuruar të drejtën për të folur dhe ka të drejtë të ndërhyjë kur i bëhet pyetje nga anëtaret e këshillit. E lexove SMS që të erdhi dhe të përgëzoj se për të lexuar di. Unë nuk akuzohem që i kam vjedh lekë buxhetit të shtetit, akuza që ngre ti është se jam zënë me partinë time me një koleg timin. S’të jap llogari ca bëj unë në partinë time. Nuk është problemi im që ti s’di të kuptosh deklaratat e mia se atë nivel ke. Skam thënë asnjë moment që paskan paguar për ta vrarë, kam thënë janë në atë nivel sherri sa janë të gatshëm të paguajnë. Ti e vetmja gjë që di të bësh është të të sjellin një SMS dhe ta lexosh, të përgëzoj që e lexove pa gabime, me pikë dhe presje. Vazhdo të lexosh do kesh kohën për dispozicion për të lexuar. Do të hidhesh nga dega në degë se je kapur duke futur të dyja duart në buxhetin e shtetit, ta mirëkuptoj hallin por s’ta zgjidh dot.