Elsa Lila u pyet nga Bieta Sulo nëse është single apo në një lidhje dashurie, dhe kësaj pyetjeje këngëtarja dhe autorja e librit “Mirë se vini në Rebibbia”, u përgjigj pa hezitim se është single.

Elsa Lila: Meraku dhe forca më e madhe për të dalë aty ishte vajza ime. Brenda jam shumë e brishtë, por nga jashtë më është dashur të krijoj një mburojë të fortë. Sot “Lotin” do ta falënderoja, pasi falë lotëve mund të zbulosh çfarë është lumturia.

-Dashuria më e madhe e Elsa Lilës është…?

Elsa Lila: Jeta! Sepse brenda i kemi të gjitha. E dashuroj jetën.

-Mendimi i parë sa kthehesh në Shqipëri është…?

Elsa Lila: Sa më ka marrë malli. Toka ime.

-Të ka marrë malli, por kur pe disa komente çfarë ndjeve?

Elsa Lila: Ishte një ndjesi shumë e shëmtuar kur të tjerët shkruajnë për një njeri që s’ka mundësi replike. Më erdhi keq për ata. Kur unë dola nga aty u mora me shijen e përgjithshme.

-Sikur të mundje, a do e ktheje një dashuri të humbur?

Elsa Lila: Jo! Sepse kur ka mbaruar ndjenja, ka mbaruar.

-Trupi i Elsa Lilës ka më shumë plagë të pashëruara apo ftohtë?

Elsa Lila: Të dyja.

-Elsa Lila, single apo çift?

Elsa Lila: Single!