Kreshnik Spahiu duke folur për zgjedhjen e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, solli në vëmendje se opozita shqiptare dhe PD-ja u konfliktuan me administratën Trump për djegien e mandateve në vitin 2019 dhe SHBA-ja i akuzoi për skenar rus.
‘Servilizmi i liderëve shqiptarë dhe kryesisht PD dhe PL nuk është për të ndryshuar opinionin por për të shtyrë disa muaj deri në zgjedhje. Se si ndryshoi në Amerikë do ndryshojë edhe në Shqipëri. Askush nuk thotë pse nuk e mbështeti PD nga 2017 deri 2021. U zhvilluan 3 zgjedhje elektorale, janë konfliktuar. PD dogji mandatet bashkë me LSI në periudhën e Trump. Izolimi i PD, dhe ndërprerja e kontakteve e administratës me PD ka qenë në periudhën kur u dogjën mandatet. Me misionarë të veçantë të DASH iu kërkua të revokoj në vendimin dhe të kthehen në parlament. Ata zgjodhën tymin dhe flakën, djegien e mandateve në një strategji destabilizimi në Ballkan. Në atë periudhë zhvilloheshin protesta në Serbi, Mal të Zi. Ndjej keqardhje që nuk e përmendin momentin kyç, kur filluan sanksionet ndaj liderëve të opozitës. Dhe nuk do vinte momenti i non gratës nëse nuk do ishin radikalizuar raportet e administratës me opozitën shqiptare.’