Në shtator 2024, kryeministri Edi Rama njoftoi planin për t’i dhënë sovranitet Urdhrit Bektashi, një grup islamik sufi me një rol unik shpirtëror dhe kulturor në Shqipëri, sipas një reportazhi të botuar në kanalin në youtube të Prof. James Ker-Lindsay – një studiues i lartë në Universitetin Kingston, i specializuar në marrëdhëniet greko-turke dhe çështjen e Qipros.

Ky propozim, për të krijuar një “Shtet Sovran të Urdhrit Bektashi” rreth selisë së tij në Tiranë, do të krijojë një territor të ri fetar autonom të ngjashëm me qytetin e Vatikanit.

“A është Shqipëria gati të krijojë vendin më të ri të Evropës?

Në shtator 2024, kryeministri Edi Rama njoftoi planin për t’i dhënë sovranitet Urdhrit Bektashi, një grup islamik me qendër në Shqiperi.

Çfarë saktësisht është propozuar dhe çfarë do të nënkuton krijimin i një shteti sovran të Urdhrit Bektashi në Tiranë?

Emri im është James Ker-Lindsay dhe do i hedhim një vështrim joformal marrëdhënieve ndërkombëtare, konflikteve, sigurisë dhe shtetësisë.

Ishte një kohë kur harta e botës ishte bërë nga entitete shumë të ndryshme, shpesh me marrëdhënie komplekse.

Perandoritë dhe Mbretëritë ekzistonin përgjatë entiteteve feudale, territoreve fisnore, shteteve vasalë, principatave dhe republikave të qyteteve.

Megjithatë gjatë 450 viteve të fundit, këto janë zhdukur në mënyrë të vazhdueshme.

Sot shtetet sovrane janë njësia mbizotëruese politike ndërkombëtare, dhe megjithatë edhe brenda këtij modeli, ende ekzistojnë disa anomali të pazakonta.

Shembulli më i mirë është Shteti i Vatikanit, shtëpia e Kishës Katolike.

Ajo fitoi pavarësinë nga Italia në vitin 1929. Por ndërkohë që ekziston zyrtarisht si shtet, dhe shumë e mendojnë si të tillë – mezi i plotëson kriteret tradicionale të shtetësisë.

Në më pak se gjysmë kilometër katror – territori i tij i përcaktuar është i vogël dhe popullsia e tij e vendosur është nën 800 – me një normë lindjeje zero.

Ndërkohë që ka struktura qeverisëse, Vatikani mbështetet te Italia për shumicën e funksioneve të përditshme, duke përfshirë ujin, energjinë elektrike, komunikimin dhe kujdesin shëndetësor.

Së fundi, megjithëse mund të hyjë në marrëdhënie ndërkombëtare, nuk është anëtare e plotë e Kombeve të Bashkuara.

E megjithatë, ndërsa Vatikani është parë prej kohësh si një vend i çuditshëm dhe unik nga një epokë shumë e ndryshme e marrëdhënieve ndërkombëtare, a jemi gati të shohim krijimin e një entiteti tjetër të ngjashëm në Ballkan?

Republika e Shqipërisë shtrihet në Evropën Juglindore. Me 29,000 kilometra katrorë ose 11,000 milje katrorë ajo rrethohet nga fqinjët e saj janë Greqia në jug dhe Maqedonia e Veriut dhe Kosova – e pretenduar ende nga Serbia – në lindjen e saj dhe Mali i Zi në veri të saj.

Adriatiku, një pjesë e Detit Mesdhe, shtrihet në bregun perëndimor të saj.

Popullsia e vendit është afërsisht 2,7 milionë. Rreth 90% janë shqiptarë etnikë, ndërsa 10% i mbetur përbëhet nga grekë, maqedonas, romë, egjiptianë ballkanikë dhe serbë.

Ndërsa ka komunitete të rëndësishme të krishtera ortodokse dhe katolike rreth 70% e popullsisë janë myslimanë.

Megjithatë, kjo është e ndarë në dy degë të veçanta. Ndërsa shumica i përmbahen Islamit Suni – të besimit kryesor. Rreth 115 000 njerëz ose rreth 5% e popullsisë shqiptare ndjekin sufizmin Bektashi.

Për të kuptuar besimin Bektashi, duhet të thellohemi pak në pak në origjinën dhe zhvillimin e Islamit.

Pas shfaqjes së tij në Arabinë e shekullit VII, Islami u zgjerua në mënyrë të vazhdueshme në Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut, Azinë Qendrore dhe në Evropë. Në këtë mënyrë, u shfaqën forma të ndryshme besimi, si dhe dega kryesore e fesë Sunite – kjo përfshinte Islamin Shia.

Ndërkohë u zhvilluan edhe tradita të tjera. Këtu përfshihet Sufizmi, i cili theksoi spiritualitetin, misticizmin dhe vendosjen e një marrëdhënieje të drejtpërdrejtë me Zotin mbi ritualet dhe rregullat më formale.

Dhe pikërisht në këtë fillesë të Islamit u shfaq Urdhri Bektashi. Tradita mban emrin e Haxhi Bektash Veliut, një udhëheqës shpirtëror i shekullit XIII që jetoi në Anadoll – e cila tani përbën Turqinë e sotme.

Ndërsa bazohej në Islamin Sunit, mësimet e tij ndryshuan në disa mënyra të ndryshme. Përveç përfshirjes së elementeve të Islamit Shia, siç është nderimi i Aliut, dhëndri i profetit Muhamed, ai gjithashtu bazohej në elemente nga besime të tjera, duke përfshirë Krishterimin.

Duke theksuar spiritualitetin dhe filozofinë personale mbi respektimin e rreptë të praktikave fetare, tubimet e tyre të përbashkëta mbaheshin në ndërtesa të njohura si teqe – që bazohen në poezi dhe muzikë shpirtërore.

Megjithëse vlerësimet ndryshojnë shumë, besohet se sot ka rreth 10-20 milionë myslimanë bektashi.

Besimi e ka selinë ne Shqipëri, por komuniteti më i madh është përqëndruar në Turqi, i cili përllogaritet në 10 milionë.
Ndonëse Bektashizmi konsiderohet si një formë mistike e Islamit, sektet sunite dhe shia i kanë parë si heretikë dhe i kanë persekutuar në mënyrë sistematike.

Lulzimi i Bektashizmit, i cili lindi në Anadoll, ështe ngushtësisht i lidhur me zhvillimin e perandorisë Osmane.

Teksa kjo e fundit zgjerohej, thirrjet që vinin nga Bektashizmi për të përqafuar influenca të ndryshme dhe tolerancë nisën të pëlqeheshin anembanë perandorisë, e cila përbëhej nga grupe të ndryshme etnike dhe fetare.

Megjithatë kulmin e pati kur u përhap në trupat Janisore, forcat elitare të perandori së të përbëra nga djemtë e krishterë të rrëmbyer nga familjet e tyre në moshë të vogël.

Në këtë moment Bektashizmi filloi të konsolidonte statusin e vet ekonomik dhe politik. Megjithatë, në fillim të shekullit të 19-të, kjo situatë ndryshoi.

Fuqizimi i Janisorëve po shihej gjithnjë e më shumë si një kërcënim, dhe si rrjedhojë Sulltan Mahmudi II e shpërbëu trupën në 1826.

Po në këtë periudhë, bektashinjtë filluan të pëballeshin me persekutime, dhe si rezulat shumë prej tyre u larguan nga Anadolli për t’u vendosur në Ballkan, përfshirë Shqipërinë ku besimi do të zhvillohej. E gjitha kjo morri kuptim kur Perandoria Otomane humbi kontrollin mbi Europën Juglindore dhe Shqipëria fitoi pavarësinë në 1912.

Pasi filloi të rriste prezencën në këtë vend vecanërisht në jug të vendit, në 1925 Urdhri u konsolidua në mënyrë të dukshme, kur edhe lidershipi i Bektashinjve u dëbua nga Republika e Turqisë. Pas largimit, u vendosën në Shqipëri.

Lideri shpirtëror i Urdhrit themeloi Selinë e Urdhrit Bektashi në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë në 1930. Megjithatë kjo peridhë lulzimi nuk zgjati shumë.

Fundi i Luftës së Dytë Botërore dhe vendosja e komunizmit sollën një sfidë për Bektashizmin.

Nën ndikimin e egër të ateizmit të imponuar nga diktatori shqiptar Enver Hoxha, të gjitha fetë u ndaluan me ligj dhe Bektashizmi gjithashtu u përball me persekutim.

Drejtuesit e besimit u burgosen, teqet u mbyllën dhe ai u praktikua në fshehtësi për katër dekada me rradhë.

Pavarësisht shtypjes, besimi ia arriti të mbijetojë dhe pas rënies së komunizmit në 1995, ai u ringrit.

Ndërsa, besimi nisi të fitonte vendit e tij në shoqëri, u njoh ligjërisht nga qeveria dhe teqetë u rihapën. Selia e komunitetit u bë një pikë fokale për besimin jo vetën në Shqipëri, por anembanë botës.

Duke cuar përpara reputacionin për spiritualizëm dhe dialog ndërfetar, Urdhri Bektashi fitoi respektin dhe admirimin e shoqërisë shqiptare post-komuniste.