Pavarësisht pretendimeve dhe gënjeshtrave me thes të Sali Berishës, e vërteta e mbulimit të tij televiziv, nëpërmjet të dhënave zyrtare nga AMA, e nxjerrin atë zbuluar.

“Regjimi” i Ramës i jep Sali Berishës 60% të kohës televizive në mediat audio-vizive.
Sipas grafikut zyrtar të Autoritetit të Medias Audiovizive për muajin tetor 2024 (01.10.2024-31.10.2024) koha e Partisë Demokratike të drejtuar nga Sali Berisha ka qenë si më poshtë:

Vizion Plus: 68.77 %

Top Channel: 67.19%

RTSH: 55.99%

KLAN TV: 73.97%

Ndërsa në radio grafiku është sa më poshtë:

Radio Tirana: 53.19%

Top Albania Radio: 72.46%

CLUB FM: 75.43%

Siç del e qartë nga të dhënat zyrtare, Berisha dhe formacioni i tij politik, zë hapësirë më të madhe audio-vizive se të gjithë subjektet e tjera të marra së bashku.

Është e qartë se pse “regjimi” i Edi Ramës i jep këtë mbështetje të gjera mediatike Berishës. Mjafton të jetë përditë Berisha në TV në mëngjes dhe mbrëmje, që shqiptarët ta kenë më të lehtë votën për Edi Ramën.