Janë dhjetë thesare të historisë njerëzore për të cilat ndoshta nuk keni dëgjuar kurrë më parë. Zbulojini më poshtë…
Dhoma Amber ishte një dhuratë e mbretit Frederick William për Carin e Rusisë, Pjetri i Madh, në vitin 1716. Dhoma ishte quajtur Tetë Mrekullitë e Botës për shkak të bukurisë së saj absolute. Dhoma përbëhej nga panele qelibari mbështetur me fletë ari dhe pasqyra. Ndërtimi i saj mori dhjetë vjet për mjeshtrit dhe skulptorët më të shquar të kohës. Ajo ka vlera të mëdha, si financiare, ashtu dhe historike dhe sot vlerësohet në gati 200 milionë euro. Ajo u zhduk gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe besohet se u plaçkit nga Gjermania naziste, e cila e solli sërish në Gjermani.
Për të mbrojtur thesaret e Limës nga plaçkitjet, një mbret i Limës vendosi t’i çojë në Meksikë për t’i fshehur. Ai ngarkoi 11 anije me mallra me vlerë 60 milionë euro. Në mesin e pasurive ishin dy statujat e Virgjëreshës Mari që mbajnë fëmijën, Jezusin. Kapiteni i flotës, Mbretëresha Mary, William Thompson, ishte një pirat dhe shpejt kurdisi grabitjen e thesarit.
8. Vezët e humbura Faberge
Vezët Faberge u krijuan nga rusi Peter Carl Faberge, si dhurata për Pashkët për mbretërit rusë. Vezët janë prej ari të mbuluar me diamante, rubin, safir dhe xhevahire të tjerë të shtrenjtë. Gjashtëdhjetë e pesë vezë janë “kompozuar” nga Faberge për familjen mbretërore gjatë viteve të jetës së tij. Pas revolucionit rus, vezët janë shitur dhe shumë prej tyre u konsideruan të humbura. Në vitin 2014, një nga vezët humbura u gjet në SHBA në një treg antik. Veza ishte blerë për 14 000 USD. Ai kërkonte ta shiste si xhevahir të rëndomtë derisa pas hulumtimeve rezultoi se ishte një vezë Fabrege. Vlera u rrit në mënyrë dramatike deri në 20 milionë USD. Por sërish është pak. Sipas ekspertëve ajo mund të shitet deri në 150 milionë USD.
Arka e Besëlidhjes është përshkruar në librin e Eksodit. Përmban pllakat mbi të cilat janë shkruar Dhjetë Urdhërimet. Sipas teksteve biblike, arka u krijua nga Moisiu me urdhër të Perëndisë. Bijtë e Izraelit besonin se ky ishte objekti më i shenjtë në vend. Kjo arkë është e përbërë nga dru akacie dhe ar i kulluar. Ajo u zhduk pas përmbysjes së mbretërisë babilonase. Legjenda thotë që arka ishte fshehur nga bijtë e Izraelit për t’i mbrojtur ata gjatë pushtimit babilonas, ndërsa disa thonë se vetë Perëndia e mori kutinë. Shkrimet e shenjta thonë se arka gjendet diku mes Egjiptit dhe Etiopisë. Nëse arka në të vërtetë ka ekzistuar apo ende ekziston është një nga misteret më të mëdha të fateve të njerëzimit.
Qin Shi ka lindur në vitin 259 para erës sonë dhe ishte mbreti i njërit prej gjashtë mbretërive të pavarura brenda Kinës. Shi ishte një njeri inteligjent dhe me anë të një kombinimi të fatit me strategjinë e ekspertëve ushtarakë, ai ishte në gjendje për të pushtuar të gjitha mbretëritë e tjera brenda Kinës, duke e bërë atë perandorin e parë të saj. Pas vdekjes, ai u varros në varrin më ekstravagant të ndërtuar ndonjëherë në Kinë. Varri kishte madhësinë e një qyteti të vogël dhe përmban një rrjet të gjerë të rrugëve dhe mallrave që do t’i shërbenin atij në jetën e përtejme. Historiani Sima Qian, duke shkruar një shekull pas vdekjes së perandorit, tregoi se mbi 700 000 njerëz u angazhuan për ndërtimin e këtij varri. Mbi 6000 luftëtarë ishin rreth varrit për ta ndihmuar perandorin kur ai u ngjit në jetën e përtejme.
Të gjithë ne e dimë sa çfarë thesaresh fshihen në varret e faraonëve. Por mos harroni. Pas tyre ishte një klasë tjetër super e pasur, ajo e priftërinjve të lartë si Heridor, Piankh dhe Menkheperre. Aty besohet se janë fshehur mrekulli të tjera të Egjiptit të lashtë.
4. Qyteti i humbur Paititi (El-Dorado)
Legjenda thotë se Paititi është një qytet i “krimbur” në ar që pret për t’u zbuluar në pyjet e Amazonës. Qyteti i Paititi është thënë se shtrihej thellë në Brazil. Por, për mjaft kohë, u tha se ky ishte një trillim. Por fotografimet e fundit satelitore po dëshmojnë për fakte të reja që mendohet se kanë të bëjnë me El-Doradon.
3. Varri i sigurt Dutch Schultz
Dutch Schultz ishte një gangster amerikan, i cili bëri pasuri të madhe me kontrabandë alkooli. Ai ishte duke u hetuar nga IRS për evazion fiskal. Pastaj u rrëmbye bashkë me truprojën dhe u zhduk në mënyrë të mistershme. Ende nuk dihet se cila ishte pasuria e tij shumëmilionëshe.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore ushtria japoneze plaçkiti vende të Azisë Juglindore dhe vodhi miliona dollarë ar dhe thesare të tjera nga bankat, tempujt, depozitat, muzetë dhe shtëpitë private. Ushtria thuhet se e ka fshehur thesarin në shpella dhe tunelet nëntokësore në vende të ndryshme në të gjithë Filipinet. Njerëzit janë ende në kërkim të thesarit në këto kohë dhe teoritë e konspiracionit janë të shumta.
Fletushkat e bakrit datojnë mijëra vjet më parë. Petat janë gjetur në të njëjtin vend si dorëshkrimet e Detit të Vdekur në Kumran në vitin 1952, nga një arkeolog britanik. Teksti në libra është shkruar në një formë të lashtë hebraishte që ishte e vështirë të deshifrohet. Teksti përmban 64 vende, të cilat janë menduar se përmbajnë thesare prej ari dhe argjendi. Drejtimet janë shumë komplekse dhe janë të shkruara në një mënyrë të tillë që lexuesi do t’i duhet të ketë njohuri shumë të imta që të kuptojë këto kombinime. Thesari është vlerësuar të jetë në dhjetëra tonë dhe ka vlerë qindra miliona dollarë.