Në Spitalin e Pukës po punohet intensivisht për riparimin e çatisë, pas dëmtimit të shkaktuar nga era e fortë dhe reshjet e shumta të shiut të disa ditëve më parë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ndau sot në rrjetet sociale momente nga puna për riparimin e çatisë së spitalit.

Koçiu theksoi se “vijojnë të funksionojë normalisht shërbimi i urgjencës, Laboratori klinik Bio-Kimik, shërbimi i imazherisë si dhe autoambulancat të cilat janë në gatishmëri”.

“Ngrohja dhe furnizimi me energji elektrike janë rivendosur, ndërsa spitali është në gatishmëri për çdo nevojë të qytetarëve”, tha Koçiu.