Ushtria e Ukrainës akuzoi sot Rusinë për lëshimin e një rakete ndërkontinentale (ICBM) gjatë një sulmi të mëngjesit të së enjtes në qytetin Dnipro.
“Një raketë balistike ndërkontinentale u lëshua nga rajoni Astrakhan i Federatës Ruse”, tha forcat ajrore të Ukrainës në një deklaratë.
Ushtria e Ukrainës tha gjithashtu se një raketë balistike X-47M2 Kinzhal u lëshua së bashku me shtatë raketa lundrimi në sulmin në Dnipro. Më tej theksohet se të gjitha raketat e lundrimit u rrëzuan.
“Raketat e tjera nuk shkaktuan pasoja të rëndësishme”, thuhet në deklaratë.
Përveç raketës balistike ndërkontinentale Kh-47M2 Kinzhal, forcat ruse lëshuan shtatë raketa lundrimi Kh-101. Raketa balistike u lëshua nga një luftëtar MiG-31K dhe raketat e mbetura nga një bombardues Tu-95MS.